RTSH Sport Live

Nuk ka fitues në Laç, Qirko shpëton Partizanin

  • 8 orë para
  • |
  • Abissnet Superiore
Nuk ka fitues në Laç, Qirko shpëton Partizanin

Mbyllet në barazim pa gola 0-0 sfida Laçi-Partizani, që u transmetua drejtpërdrejt në RTSH Sport.

Vendasit kanë qenë më kërkues në pjesën e parë, duke dominuar kundërshtarin, madje i janë afruar golit në disa raste, por portieri Qirko ka ruajtur të paprekur portën e Partizanit.

Edhe në pjesën e dytë janë kurbinasit ata që shfaqen më kërkues, por nuk arrijnë që të finalizojnë rastet e krijuara. Mbyllet në barazim pa gola sfida, me dy skuadrat që ndajnë nga një pikë.

Partizani ngjitet në kuotën e 39 pikëve, ndërsa Laçi shkon 24 pikë. Kujtojmë që dy skuadrat do të përballen sërish në mesjavë në një sfidë të vlefshme për Kupën e Shqipërisë.