RTSH Sport Live

Mbyllet merkato e janarit, të gjitha lëvizjet e bëra në Abissnet Superiore

  • 03/02/2025
  • |
  • Abissnet Superiore
Mbyllet merkato e janarit, të gjitha lëvizjet e bëra në Abissnet Superiore

Është mbyllur zyrtarisht merkatoja e janarit në vendin tonë dhe skuadrat e Abissnet Superiores kanë bërë disa ndryshime në organikën e tyre në mes të sezonit.

Klubi më aktiv në këtë sesion të merkatos ka qenë Egnatia, që ka përforcuar skuadrën me elementë cilësori si: Fernando, Dajsinani, Sota, Leo Melo dhe Guindo. Rrogozhinasit kanë ruajtur skuadrën që dominoi futbollin shqiptar sezonin e fundit, madje e kanë përforcuar akoma më shumë grupin në dispozicion të Tetovës.

Aktiv në merkato ka qenë edhe Partizani, që ka shitur thuajse gjysmën e skuadrës këtë janar. Nga të kuqtë janë larguar Rrapaj, Hadroj, Cara dhe Mba, por klubi ka reaguar duke blerë disa lojtarë, që pritet të plotësojnë boshllëqet e krijuara.

Lëvizje me pikatore për Vllazninë dhe Dinamon, dy skuadrat e tjera që janë pjesë e “Final 4”. edhe skuadrat e tjera të Abissnet Superiores kanë bërë lëvizjet e tyre në merkato, duke u munduar të riparojnë repartet problematike në mundësitë që të ofron tregu i janarit.

Më poshtë janë të gjitha transferimet që kanë ndodhur gjatë merkatos së janarit në 10 klubet e Abissnet Superiores.

EGNATIA

Afrime: Fernando Medeiros, Mario Dajsinani, Leo Melo, Eljon Sota, Saliu Guindo;

Largime: Alesandro Ahmetaj, Frederik Veseli, Ilir Dobjani, Rezart Rama, Henri Zhoel Doukou;

VLLAZNIA

Afrime: Serjan Repaj, Alfred Mensah;

Largime: Arton Podrimcaku, Edlin Matouti;

PARTIZANI

Afrime: Dmitry Podstrelov, Besar Guxhufi, Mateo Çipi, Blesing Eleke, Nikola Vujnoviç, Kazim Ogunleje, David Atanaskoski;

Largime: Vangjel Zguro, Arinaldo Rrapaj, Andi Hadroj, Tedi Cara, Kristian Mba

DINAMO

Afrime: Fjoart Jonuzi, Tomas Kiri;

Largime: Mateo Muzek, Antonio Miço;

ELBASANI

Afrime: Sigitas Olberkis, Abas Ibrahim, Henri Zhoel Doukou, Karim Loukili;

Largime: Bruno Telushi, Bedri Greca, Rei Zaimi, Leo Melo, Ardit Hila;

BYLIS

Afrime: Darko Ilieski, Alban Çejku, Aleksandros Baçi, Osmane Maruf Kane;

Largime: Felipe Soza, Amil Junanov, Patrik Treni, Gabriel Recife, Uendel Neri Da Konseisao, Xhoele Maçolli;

LAÇI

Afrime: Alban Shabani, Ilir Dobjani, Danilo Bajraktari;

Largime: Mario Bajramaj, Moris Nusuev, Enriko Papa, Mario Dajsinani, Altin Kryeziu;

TEUTA

Afrime: Davide Gjinollari, Mario Beshiraj, Xhoele Maçolli, Vasil Zhongo, Eduard Shehu, Dejvid Kapllani;

Largime: Ardit Peposhi, Ledjo Beqja, Kristian Preknicaj, Antonio Marku, Saleh Nasr;

TIRANA

Afrime: Emanuel Ernest, Erisildo Smaçi, Rafael De Freitas Silva, Luçiano Vera;

Largime: Arhan Isuf, Fjoart Jonuzi, Jordi Jaku, Silvio Vokrri, Hajrulla Tola;

SKËNDERBEU

Afrime: Paulo Estrela, Lukas Morais (Lukuinjas), Amadu Sabo, Zhoao Felipe, Saleh Nasr, Benson Jang Mvesigie;

Largime: Etien Tare, Erolind Krasniqi, Rei Pecani, Henrik Nerguti, Oniks Grezda;