RTSH Sport Live

Djokovic, mjeshtër i mjeshtrave për herë të gjashtë, arrin Federerin

  • 20/11/2022
  • |
  • Sporte të tjera
Djokovic, mjeshtër i mjeshtrave për herë të gjashtë, arrin Federerin
Serbi mund norvegjezin Ruud 7-5, 6-3 dhe fiton kompeticionin për herë të gjashtë, arrin Federer

Novak Djokovic shkruan një faqe tjetër në historinë e tenisit. Serbi fiton për herë të gjashtë në karrierë ATP Finals dhe është më i suksesshmi, me gjashtë suksese, së bashku me Roger Federer. Në Pala Alpitour të Torinos, Nole mundi Casper Ruud në ndeshjen finale me rezultatin 7-5, 6-3 në një orë e 32 minuta lojë dhe mbylli edicionin 2022 pa humbje në fund të një ndeshjeje në të cilën ai nuk i jep asnjë mundësi norvegjezit.

"Të presësh shtatë vjet për të marrë përsëri këtë fitore e bën atë edhe më të ëmbël. E kam thënë një mijë herë sa i pazakontë ka qenë ky sezon, të gjithë ata që ndjekin tenisin e dinë këtë, dhe kështu kjo është një kënaqësi e madhe". Këto janë fjalët e para të Djokovic menjëherë pas fitores së finales së ATP 2022 në Torino.

"Mezi pres të kem dy javë pushime. U përpoqa të jem shumë agresiv dhe funksionoi shkëlqyeshëm - shtoi Djokovic duke folur për finalen e fituar kundër Ruud -. E kam dashur titullin e gjashtë të këtyre finaleve për një kohë të gjatë dhe jam shumë i lumtur që kam arritur ta përfundoj me sukses”.