RTSH Sport Live

Dokumentari, “Disney +” kontratë 10 mln stërlina me Liverpul për 6 muajt e fundit të Klop

  • 03/02/2024
  • |
  • Të tjera
Dokumentari, “Disney +” kontratë 10 mln stërlina me Liverpul për 6 muajt e fundit të Klop

Sipas medieve britanike drejtuesit e Liverpul dhe platforma e njohur “Disney +” janë shumë pranë një akordi sipas të cilit shoqëria e “Anfield Road” do të arkëtojë plot 10 milionë stërlina për një dokumentar rreth Jyrgen Klop.

Sipas të dhënave të para mësohet se “Disney +” është e interesuar që të kthej 6-muajt e fundit të trajnerit gjerman në Liverpul në një dokumentar. Platforma e njohur është e interesuar për këtë projekt pasi pak muaj më parë ka publikuar dokumentarin “Ëelcome to Ërexham”, dhe ka patur mjaft sukses.