RTSH Sport Live

Doping, atletët kinezë me gjak të çuditshëm

  • 19/01/2024
  • |
  • Të tjera
Doping, atletët kinezë me gjak të çuditshëm
Agjencia Botërore Anti-Doping ndryshon parametrat për EPO-n

Një variant genetik i ri, i zhvilluar nga një pjesë e vogël e popullatës kineze, ka detyruar Agjencinë Botërore të Anti-Doping që të ndryshojnë parametrat për vlerësimin e normave të EPO-s në gjakun e atletëve.

Mutacioni i një gjenomi është certifikuar edhe nga një studim i bërë nga tetë shkencëtarë të Universitetit të Peikit. Në këtë studim rezulton se në 5656 kampionë, 22 prej tyre kanë gjeneruar EPO të ngjashme me ekzogjenin e ndaluar.

Ky studim është bërë pasi dy atletë kinezë rezultuan pozitivë në testin anti-doping. Sipas Universitetit të Pekinit edhe në trupin e dy atletëve u konstatua po i njëjti motacion.