RTSH Sport Live

Dorezat e Martinez shiten në ankand, shuma i shkon spitalit onkologjik në Garrahan

  • 11/03/2023
  • |
  • Të tjera
Dorezat e Martinez shiten në ankand, shuma i shkon spitalit onkologjik në Garrahan

Dorezat e mbajtura nga portieri argjentinas, Emiliano "Dibu" Martinez, gjatë ndeshjes finale ndaj Francës në Kupn e Botës, të zhvilluar në Katar vitin e kaluar janë shitur në ankand për 45,000 dollarë.

Të ardhurat do të shkojnë në departamentin onkologjik të spitalit Garrahan, spitali kryesor i fëmijëve në Argjentinë. "45,000 dollarë për dorezat e Dibu për të ndihmuar fëmijët e Garrahan!" - tha Fondacioni Pediatrik Argjentinas.

"Doreza speciale, për një kauzë të dobishme". Ankandi u zhvillua në internet dhe Martinez e ka ndjekur nga shtëpia e tij në Angli, ku ai luan për Aston Villa. “Kur më dhanë mundësinë për të dhuruar doreza të Kupës së Botës, nuk hezitova, është një kauzë e mirë për fëmijët”, tha portieri. Martinez ka nënshkruar në pjesën e brendshme të dorezave kur njoftoi dhurimin e tyre në muajin shkurt.

"Finalet e Botërorit nuk luhen çdo ditë, e dorazat janë të veçanta. Por shuma e fituar prej tyre është shumë më e dobishme për të kuruar  një fëmijë sesa për mua t'i var në një kornizë në shtëpinë time", ka thënë Martinez. B.K.