RTSH Sport Live

Dortmund vazhdon me Terzic, gati rinovimi i kontratës

  • 03/06/2024
  • |
  • Gjermani
Dortmund vazhdon me Terzic, gati rinovimi i kontratës

Edin Terzic bëri një mrekulli. Sigurisht, nuk ia doli të triumfojë në Ligën e Kampionëve, por rrugëtimi i Borussia Dortmundit deri në finale sigurisht që nuk ishte diçka që pritej.

Ndoshta as vetë drejtuesit e BVB nuk prisnin një paraqitje kaq të mirë dhe tani janë gati të përshpejtojnë për të blinduar trajnerin gjerman.

Drejtuesit e klubit verdhezi janë gati të takohen me Terzicin për rinovimin e kontratës. Drejtuesit janë të bindur se trajneri mund të bëjë ende shumë mirë, pasi ka ndryshuar filozofinë e skuadrës dhe tani duan t'i ofrojnë atij një marrëveshje të re.