RTSH Sport Live

Dortmundi fiton në Leverkusen dhe arrin zonën Champions

  • 29/01/2023
  • |
  • Gjermani
Dortmundi fiton në Leverkusen dhe arrin zonën Champions
Verdhezinjtë fituan 2-0 dhe u ngjitën në kuotën e 34 pikëve

Fitore me peshë për Borussia Dortmundin, që mundi Bayer 2-0 në Leverkusen dhe shikon veten në zonën e Champions League. Skuadra e trajnerit Terzic kaloi këtë pengesë të radhës me nga një gol në çdo pjesë loje në fushën e Aspirinave falë realizimit të Adeyemi dhe autogolit të Tapsoba. Një sukses vendimtar për klasifikimin e brezit të artë, i cili rrëmben vendin e katërt, duke kapur Freiburgun me 34 pikë dhe duke kaluar Eintracht.

Përfundon 0-0 sfida në 'Veltins Arena' mes Schalke 04 dhe Këlnit. Ndeshje e luftuar plot me kartonë të verdhë që shpërblen mysafirët, tashmë në vendin e 22-të në renditjen e Bundesligës. Një pikë edhe për Schalken (10 pikë), katër gjatësi prapa Hertha Berlin-it të parafundit dhe u ndal në 14 pikë pas disfatës në derbin ndaj Unionit.