RTSH Sport Live

Dortmundi ndalet nga Augsburgu, Bajerni buzëqesh

  • 27/02/2022
  • |
  • Gjermani
Dortmundi ndalet nga Augsburgu, Bajerni buzëqesh
Dortmund barazon 1-1 me Augsburg dhe rrëshqet tetë pikë prapa bavarezëve, fiton Leipzig

Një hap i gabuar i Borussia Dortmund, që kërcënon të zhdukë shpresat e fundit për titullin e Bundesligës. Në fakt, skuadra e Rose rrëshqiti tetë pikë larg liderit Bayern, duke nisur efektivisht fluturimin e bavarezëve drejt fitores në kampionat. Në fakt, do të duhej një mrekulli për të kapërcyer një hendek të tillë, veçanërisht në dritën e rezultateve gjithmonë të luhatshme të Borussia. Edhe sot, në shtëpinë e të katërtit nga e fundit në ligë, Dortmundi kaloi në avantazh në minutën e 35-të me Hazard, por pastaj venitet, duke mos e vrarë ndeshjen, relaksohet dhe pëson golin e barazimit të Serenren-Bazee 78’. Reagimi është steril, një rezultat që i shkon për shtat Bayern-it.

Një fitore thelbësore për Leipzig në funskion të garës për një vend në zonën Champions. Skuadra Red Bull, e cila ka ndryshuar padyshim ritmin që kur Domenico Tedesco mbërriti në stol, arrin suksesin e tretë radhazi që vlen vendin e katërt me 40 pikë, si Freiburg dhe Hoffenheim.

Leipzig priti deri në minutën e 81-të, kur rrufeja e Nkunku, I aktivizuar në fillimin e pjesës së dytë, arriti të zgjidhë një situatë të ndërlikuar. Sulmet në vazhdim të vendasve nuk çojnë askund dhe miqtë gëzojnë një vend në zonën e Evropës.