Borussia Dortmund shembet në shtëpi nën goditjet e Hoffenheim, në ndeshjen e javës së 23-të të Bundesligës. Të besuarit e Terzic mbeten në vendin e katërt, por ruajnë një pikë epërsi ndaj Leipzigut. Miqtë në avantazh në minutën e dytë me Bebou, vendasit reaguan dhe brenda katër minutave, mes 21’ dhe 25’, përmbysën rezultatin, falë golave të Malen dhe Schottelrbeck. Në pjesën e dytë Hoffenheim e përmbysi rezultatin, falë dopietës së Beier.
Gola, emocione dhe spektakël në barazimin 2-2 mes Eintracht Frankfurt dhe Ëolfsburg. Miqtë kaluan në epërsi në minutën e 2-të me Lacroix, vendasit barazuan me Max në minutën e 14-të. Wolfsburgu gjeti epërsinë e re para pushimit me Behrens. Goli përfundimtar 2-2 u shënua nga Marmoush në kohën e plotë të shtesës. Freiburg u mposht 2-1 nga Augsburg, pavarësisht golit fillestar të Grifos, i cili doli nga bllokimi në minutën e 19-të me penallti. Vendasit e përmbysën rezultatin në pjesën e dytë me Uduokhai dhe Engels.