RTSH Sport Live

Dramë në NFL, Dejvis ndërron jetë në moshën 35-vjeçare

  • 02/04/2024
  • |
  • Të tjera
Dramë në NFL, Dejvis ndërron jetë në moshën 35-vjeçare

Vontae Dejvis, ish-ylli i skuadrave Majemi Dolphins, Indianapolis Colts dhe Bafalo Bills, ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare.

Trupi i tij u gjet në një vilë në Florida ndërsa autoritetet përkatëse ende nuk kanë bërë me dije shkakun e kësaj tragjedie edhe pse kanë përjashtuar pistën e vrasjes.

Dejvis ishte një nga lojtarët më premtues të brezit të tij. Në draftin e 2009-ës të NFL-së ai ishte zgjedhja e 25. Ai luajti deri në 2018-ën kur edhe vendosi që të ndërpriste karrierën në mes të takimit mes Bafalo Bills dhe Los Anxhelos Chargers.

Nëntorin e kaluar ai u ndalua nga policia rrugore pasi po drejtonte automjetin nën efektin e substancave të ndaluara. Ndërsa në shkurt ai u gjet në një cep rruge teksa flinte pasi kishte bërë aksident me veturën e tij Tesla, të cilën e kishte përplasur me një Toyota.