RTSH Sport Live

Dramë për Dortmundin, Bundesliga i përket Bajernit

  • 27/05/2023
  • |
  • Gjermani
Dramë për Dortmundin, Bundesliga i përket Bajernit
Të besuarit e Terzic u ndalën 2-2 në shtëpi nga Mainz, parakalohen në sprint. Tuchel fiton titullin falë golit të Musialës në minutën e 89-të

E bujshme në Bundesligë. Borussia Dortmund barazon në shtëpi ndaj Mainzit në ditën e fundit të kampionatit dhe kalohet nga Bayern në një sprint, i cili imponohet në fushën e Këlnit. Të besuarit e Terzic në prag të xhiros së fundit kryesuan me dy pikë përpara bavarezëve në renditje, por shpërdoruan gjithçka, duke humbur rastin për të festuar kampionatin e nëntë. Në vend të kësaj, Bayern i Tuchel triumfoi, duke sjellë në shtëpi Bundesligën e 33-të. Vendimtar 2-1 jashtë shtëpisë në fushën e Këlnit.

Dortmundi dënohet nga Mainz

Borussia Dortmund është protagoniste e një vetëvrasjeje të vërtetë sportive. Përpara tifozëve të tyre, djemtë e Terzic ndëshkohen në 15' falë një goditjeje me kokë të Hanche-Olsen. Katër minuta më vonë Haller pati mundësinë e shkëlqyer për të ribalancuar menjëherë ndeshjen, me një penallti, por gjuajtja e tij u frenua nga portieri Dahmen. Pesë minuta pas këtij momenti vjen dyshi I dytë I ftohtë, është Onisiëo që dyfishon rezultatin për miqtë. Në pjesën e dytë, pas një presioni të gjatë, Guerreiro shënoi 20 minuta nga fundi. Dortmundi u nis në sulm, duke krijuar një seri të pabesueshme rastesh, por 2-2 mbërriti vetëm në minutën e 96-të me Sule. Shumë vonë për të ndryshuar rrjedhën e ndeshjes.

Bayern, titull në sprintin final

Bayern festoi titullin, duke fituar 2-1 në fushën e Këlnit, në fund të një ndeshjeje emocionuese. Ish-lojtari i Juventusit, Conan, doli nga ngërçi pas vetëm 8 minutash. Dhjetë minuta nga fundi, Këlni barazoi falë penalltisë së Ljubicic. Një gol i festuar edhe në Dortmund dhe që për dhjetë minuta vendosi titullin në fanellat e Borussia-s, por goli i Musialës në minutën e 89-të i dha fitoren dhe titullin Bajernit. I 33-ti i historisë së tij.

Leverkusen lamtumirë Evropë. Shtutgarti bie nga liga

Bayer Leverkusen, i eliminuar nga Roma në gjysmëfinalen e Europa League, humbet mundësinë e kualifikimit në Ligën e Konferencës, falë disfatës në fushën e Bochum. Vendasit shfrytëzuan përjashtimin e Aliut në minutën e 8-të dhe shënuan golat vendimtarë me Forsterin, Asanon dhe Stoger. Falë këtij suksesi, të besuarit e Letch siguruan shpëtimin. Për të rënë, së bashku me Herta Berlin dhe Schalke 04, është Shtutgarti, i ndalur në 1-1 nga Hoffenheim.