RTSH Sport Live

Dr.Rajpal Brar parashikon strategjinë dhe periudhën e rikuperimit të Brojës

  • 19 orë para
  • |
  • Angli
Dr.Rajpal Brar parashikon strategjinë dhe periudhën e rikuperimit të Brojës

Fizioterapisti dhe shkëncëtari i sportit, Dr.Rajpal Brar ka dhënë opinionin e tij se kur Armando Broja do të mund të rikthehet që të stërvitet me skuadrën.

“Puna e tij e përditshme do të jetë një kombinim i progresit në stërvitje, progresit në forcë dhe gjendjen fizike si dhe trajtim për të kuruar ndonjë dhimbje apo mosfunksionim në tendinin e Akilit apo zona të tjera. Çelësi për të shmangur të papritura të pakëndshme është kthimi gradual dhe metodik te programi i lojës.

Ai është ende disa javë larg kthimit në stërvitje të plotë me ekipin dhe objektivi i radhës do të ishte që të kthehej në fushën me bar për punë individuale”, tha eksperti i për portalin “goodisonnews”.