RTSH Sport Live

Zyrtare: Thomas Tuchel, trajneri i ri i Anglisë

  • 16/10/2024
  • |
  • Angli
Zyrtare: Thomas Tuchel, trajneri i ri i Anglisë

Thomas Tuchel është trajneri i ri i Anglisë. 51-vjeçari gjerman, që do të nisë detyrën e re nga 1 janari 2025, bëhet trajneri i tretë jo-britanik i skuadrës së meshkujve pas Sven-Goran Eriksson dhe Fabio Capello.

Gareth Southgate dha dorëheqjen në korrik pas humbjes së Anglisë përballë Spanjës në finalen e Euro 2024.

Lee Carsley, i cili u emërua trajner i përkohshëm në gusht, do të mbetet në krye për ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Greqisë dhe Republikës së Irlandës muajin e ardhshëm.

Trajneri anglez Anthony Barry do të jetë ndihmësi i Tuchel. Federata Angleze e Futbollit tha se Tuchel ishte "kandidati i preferuar" nga "disa kandidatët" e intervistuar.

Bordi i FA miratoi vendimin javën e kaluar dhe Tuchel nënshkroi një kontratë më 8 tetor. "Njoftimi u vonua për të minimizuar shpërqendrimin rreth kampit ndërkombëtar që sapo ka përfunduar," thuhet në një deklaratë.