RTSH Sport Live

Duka merr pjesë në mbledhjen e Komitetit HatTrick të UEFA-s në Prishtinë

  • 4 orë para
  • |
  • Futboll Vendi
Duka merr pjesë në mbledhjen e Komitetit HatTrick të UEFA-s në Prishtinë
Në këtë mbledhje u miratuan projekte të rëndësishme për federatat anëtare të UEFA-s.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka mori pjesë në mbledhjen e Komiteti HatTrick të UEFA-s, që u zhvillua sot në Prishtinë të Kosovës.

Në këtë mbledhje u miratuan 22 plot projekte të rëndësishme për federatat anëtare të UEFA-s.

Një nga vendimet kryesore ishte miratimi i projektit të Federatës së Futbollit të Kosovës për Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, që do të transformohet në një stadium të kategorisë së katërt me kapacitet prej 14 mijë vendesh.

Komiteti HatTrick është një nga organet më të rëndësishme vendimmarrëse të UEFA-s, që ofron mbështetje për federatat anëtare në realizimin e projekteve për zhvillimin e futbollit.