RTSH Sport Live

Dyshime për moshën e Moukoko të Dortmundit, nuk është 18 vjeç

  • 10/03/2023
  • |
  • Gjermani
Dyshime për moshën e Moukoko të Dortmundit, nuk është 18 vjeç
Një çështje ka shpërthyer në Gjermani rreth sulmuesit, megjithëse dokumentet zyrtare thonë se është i vitit 2004

Stuhi në Gjermani, pikërisht në Bundesligë, në lidhje me moshën e vërtetë të sulmuesit të Borussia Dortmundit, Youssoufa Moukoko. I lindur në Yaoundé, Kamerun, sipas të përjavshmes gjermane Bunte ai ka lindur në korrik 2000 dhe jo në nëntor 2004 siç thuhet. Pra, ka katër vite më shumë, një lajm që nëse konfirmohet - në mënyrë të pashmangshme - do të shkaktonte bujë. Siç tregohet edhe nga një kopje e certifikatës së lindjes të lëshuar për 'Youssoufa Mohamadou' në Yaoundé, qyteti i lindjes. Dokumenti, duhet të specifikohet, nuk është vërtetuar.

Një ndër hipotezat është edhe opsioni se Joseph Moukoko nuk është babai i vërtetë biologjik i të riut, i cili e ka adoptuar për shkak të talentit të tij dhe për t'i siguruar një karrierë futbollisti në Gjermani. Një hipotezë e largët, por që burri e ka mohuar tashmë në gjykatë duke deklaruar se është babai biologjik i futbollistit të Borussia Dortmundit. Avokati i Moukoko i tha Bunte se lojtari nuk ishte në dijeni të këtij sfondi dhe ishte i prirur të konfirmonte moshën e klientit të tij: "Data e lindjes së Youssoufa Moukoko është 20 nëntori 2004. Kjo konfirmohet nga të gjitha dokumentet zyrtare që kemi, së bashku me prindërit e tij”.