RTSH Sport Live

E bujshme në Parma-Lecco, gjyqtari e nis pjesën e dytë pa portierin

  • 27/04/2024
  • |
  • Itali
E bujshme në Parma-Lecco, gjyqtari e nis pjesën e dytë pa portierin
Gjyqtari e nisi pjesën e dytë të ndeshjes pa e vënë re mungesën e Melgrati.

Ajo që ndodhi gjatë ndeshjes mes Parmës dhe Lecco-s ishte sensacionale, e cila konfirmoi rënien nga kategoria të lombardëve. Skuadrat u kthyen në fushë pas përfundimit të pjesës së parë me rezultatin 3-0 për dukalët. Gjyqtari Rutella e nis pjesën e dytë për të ndërprerë gjithçka pas disa sekondash pasi vuri re mungesën e portierit të Lecco-s, Melgrati.

Nga fillimi i pjesës së dytë kishin kaluar dhjetë sekonda dhe arbitri e ndërpreu ndeshjen. Menjëherë më pas shfaqet Melgrati duke hyrë në fushë për tu vendosur mes shtyllave. Nga aty, pjesa e dytë rifilloi dhe ndeshja përfundoi 4-0 për skuadrën e Pecchia-s, gjithnjë e më afër ngjitjes në Serinë A. Hyrja e vonuar, katër gola të pësuar dhe rënie: jo tamam një ditë e mrekullueshme për Melgrati.