RTSH Sport Live

Edi Reja “ëndërron” edhe Botërorin

  • 18/06/2021
  • |
  • Kombëtarja
Edi Reja “ëndërron” edhe Botërorin
“Objektivi jonë është Euro 2024 por nuk dorëzohemi as në eleminatoret e Kupës së Botës”

Kombëtarja, objektivat në kualifikueset e Kupës së Botës, brezi i ri, objektivat afatgjatë dhe atmosfera në grupin kuqezi. Edoardo Reja ndalet gjatë në punën që po zhvillon me skuadrën e Shqipërisë, eksperienca e tij e parë në stolin e një kombëtareje. Në një intervistë të gjatë për UEFA-n, trajneri kuqezi ndalet fillimisht te diferencat e punës në një klub dhe në kombëtare.

“Jam një njeri me shumë fat sepse entuziazmi që kam më ka shtyrë të vazhdoj deri tani. Ndihem shumë në formë dhe mendërisht një njeri i ri. Duke punuar me të rinjtë nuk plakesh asnjëherë dhe ky është një fat i madh për mua. Puna me një kombëtare ndryshon shumë nga ajo me klubin por ka më shumë përgjegjësi sepse drejton skuadrën e një kombi. Ke shumë lojtarë por jo kohë për të puuar dhe duhet të gjesh aspektin e duhur taktik. Puna në një klub të bie më shumë në sy. Gjatë eksperiencës në Shqipëri puna nisi me disa vështirësi të vogla p or pas një viti situata u normalizua dhe tani lojtarët më ndjekin verbërisht”.

Në këtë detyrë zëvendëson Panuccin, por u këshillua me De Biasin sepse dëshiron të vazhdojë rrugën e tij.

“Me De Biasin jam mik dhe përpara se të vija i kërkova një opinion. Ai bëri një arritje fantastike pasi e çoi skuadën në Europian. Panucci nuk arriti të bënte aq mirë në aspektin karakterial por jo të gjithë jemi të njëjtë. Ne duhet të luftojmë për të qëndruar në shinat që ndërtoi De Biasi. Tani po marrim pjesë në eleminatoret e botërorit por do të jetë disi e vështirë kualifikimi. Nuk duhet të harrojmë që objektivi jonë i vërtetë është Euro 2024 dhe unë do të preferoja të përsërisja ekperiencën e De Biasit. Ky do të ishte maksimumi për mua dhe për të gjithë tifozët shqiptarë”. 

Arritja e parë në këndvështrimin e Rejës është ngjitje me një vazo në Ligën e Kombeve, por objektivi i vërtetë është Euro 2024 nëpërmjet një projekti të qartë.

“Shqipëria ka një organikë të rëndësishme. Regjistruam një arritje pozitive ne Ligën e Kombëve por objektivi i federatës është të mbërrijmë në vitin 2024 me disa lojtarë me eksperiencë. Ky grup ka treguar se po punon mirë. Jemi të kënqur, por tani duhet të bëjmë llogaritë me Poloninë dhe Hungarionë për të bërë llogaritë më qartë. Të rinjtë e Shqipërisë kanë treguar cilësi. Nuk flas vetëm pë Kumbullën apo Manajn por ka edhe të tjerë. Unë po ndjek lojtarë edhe më të rinj që nuk e di nëse do të jenë pjesë e grupit. Pres përmirësime por në qarkullim ka lojtarë interesantë. Nuk po shikojmë vetëm programin aktual por po punojmë edhe për të adhmen.  Shpresoj që të na japin një dorë në të adhmen”

75-vjecari preferon të mbajë në lojë kombëtaren edhe për eleminatoret e Kupës së Botës. Sipas tij, sfidat me Poloninë dhe Hungarinë janë vendimtare.

“Në eleminatoret e Botërorit jemi pjesë e një grupi të vështirë por asnjëherë në futboll rezultatet duhen marrë si të mirëqëna.  Me Anglinë luajtëm denjësisht edhe pse kishte diferenca në fushë. Me Andorrën dhe San Marinon fituam por këtu nuk ka asnjë surprizë. Tani kemi përballa dy sfisda shumë të rëndësishme me Hungarinë dhe Poloninë. Nuk do të jetë e lehtë por ne kur zbresim në fushë dëshirojmë të bëjmë paraqitje të mira. Uroj që rritja e Shqipërisë të ndodhë në këtë periudhë dhe në shtator të jemi gati për këto dy ndeshje. Uroj të bëjmë mirë për tifozët tanë.  Për të çuar Shqipërinë në një botëor do të ishte një arritje shumë e madhe , gati një mrekulli dhe mekullitë ndodhin kur beson. Kush nuk beson nuk ia del. Lojtarët janë të bindur që mund të zhvillojnë ndeshje të mira dhe mund të shënjestrojnë këtë objektiv. Nuk është e lehtë por e ritheksoj se rezultatet nuk janë të vendosur që në fillim. Ne shpresojmë dhe besojmë”.

Në fund ai bën një koment edhe për miqësinë e gjatë, 60 vjeçare që e lidh me Fabio Capellon.

“Miqësia ime me Capelllon ka nisur që në moshën 16 vjeçare kur hodhëm hapat e parë në Friuli. Tani komunikojmë rrallë sepse rrugët tona janë ndarë por miqësia jonë është e betonuar. Kur jemi bashkë flasim shumë pak për futbollin por zakonisht jemi mësuar të kritiikojmë kolegët tanë. Gjejme përherë difekte tek ata por këtë e bëjnmë në mënyrë sportive duke parë edhe dinamikat e fundit pasi kur luanim ne futbolli ishte shumë më ndryshe se në kohët e sotme. Jemi takuar rreth 1 muaj më parë. Sigurisht jemi plakur pak më shumë por miqësia jonë vazhdon t’i rezistojë kohës”.