RTSH Sport Live

Edicioni i 62-të i Bundesligës, caktohen datat e startit dhe kalendari

  • 04/07/2024
  • |
  • Gjermani
Edicioni i 62-të i Bundesligës, caktohen datat e startit dhe kalendari

Liga e Futbollit Gjerman ka caktuar sot datat për sezonin e ri futbollistik. Bundesliga 2024-2025 nis më 23 gusht në orën në 20:30.

Edicioni i 62-të i Bundesligës nis me ndeshjen mes Borusias së M’Gladbahut dhe Leverkusen në “Borussia Park”.

Sa u përket Bundesligës 2 starti do të jetë të premten e 2 gushtit. Ndeshja e parë do të mbahet në “RheinEnergie Stadion” mes Këlnit dhe Hamburgut në orën 20:30.

Kalendari i plotë do të bëhet publik sot në orën 12:00!

Vijon...