Edon Zhegrova më në fund ka dhënë versionin e tij për përjashtimin nga përfaqësuesja e Kosovës, ngjarje e ndodhur në muajin shtator. Gjatë një konference për shtyp, në funksion të sfidës me Le Havre, futbollisti i Lille ka theksuar se një vendim i tillë është marrë nga Federata e Futbollit të Kosovës dhe jo nga trajneri i përfaqësueses, Franco Foda.
“U vonova në takim. Mendoj se nuk ishte vendim i trajnerit, por vendim i FFK-së, për atë isha edhe i nervozuar. Ka disa njerëz që nuk më duan dhe thonë fjalë të këqija për mua”.
“E njoh veten, e di sa profesionist jam. Kam lexuar disa lajme, se kam dalë në klube nate, nuk është ashtu sepse nëse dua të shkoj në klub, do ta dinin të gjithë. Nuk kishte foto, të gjitha ishin lajme të rreme”.
“Gjëja më e keqe ishte që trajneri nuk e mori vendimin, por Federata. Nëse vonohesh në takim, trajneri duhet të marrë vendim, jo Federata”.