RTSH Sport Live

Egnatia e mbyll kampionatin në krye

  • 08/05/2024
  • |
  • Abissnet Superiore
Egnatia e mbyll kampionatin në krye
Rrogozhinasit mundin Dinamon dhe janë matematikisht të parët, blutë jashtë katërshes

Egnatia ka siguruar vendin e parë një javë para përfundimit të sezonit të rregullt falë fitores kundër Dinamos, me autogolin e Behiraçes. Dinamo dorëzon vendin e katërt, për të cilin duhet të luftojë javën e fundit.

Një autogol i Behiraçes i jep fitoren 1-0 Egnatias kundër Dinamos e bashkë me të edhe vendin e parë matematikisht në përfuindim të sezonit të rregullt. Bluve iu duhej fitorja për të mbajtur vendin e katërt, të cilin tani ia kanë lënë Skënderbeut, ndërkohë që barazohen në pikë me Tiranën dhe Teutën, me të cilën do të luajnë në javën e fundit.

Takimi nisi me iniciativën e Egnatias, që qarkullon më tepër topin, por pa rrezik. Goli erdhi në minutën e 22-të, kur një pasim nga e majta e sulmit rrogozhinas brenda zonës devijohet nga Behiraçe në rrjetën e tij. Blutë kërkojjnë barazimin dhe provojnë disa herë me Hoxhën e Zabërgjën, por pa ia arritur.

Pjesa e dytë ka më tepër sulme nga Dinamo, ndërsa Egnatia administron pa shumë probleme avantazhin. Loja intrigohet disi kur Aleksi del me kartonin e kuq, por është minuta e 92-të dhe në tri të mbeturat nuk ndodh asgjë.

Egnatia e mbyll kampionatin në vendin e parë, prëveç finales së kupës, duke u konfirmuar si skuadra më e mirë e vendit. Dinamo do ta provojë javën e fundit, por tani nuk e ka më në dorën e saj.