RTSH Sport Live

Egnatia e mbyll në krye, Laçi në Play Out! 4 skuadra luftojnë për një vend në “Final 4”

  • 08/05/2024
  • |
  • Abissnet Superiore
Egnatia e mbyll në krye, Laçi në Play Out! 4 skuadra luftojnë për një vend në “Final 4”

Sapo kanë përfunduar ndeshjet e javës së 35-të të kampionatit shqiptar. Rezultatet e javës së parafundit të Superiores kanë dhuruar rezultate interesante dhe kanë dhënë disa verdikte të këtij sezonit.

Skënderbeu barazon 1-1 në Korçë përballë Laçit, ndërsa Teuta fiton 3-0 në transfertë përballë Erzenit. Me këto rezultate është skuadra kurbinase që do të luajë në Play Out, pasi kur ka mbetur edhe një javë nga përfundimi i kampionatit diferenca me vendin e 7-të është 4 pikë.

Egnatia mund Dinamon 1-0 dhe siguron matematikisht vendin e parë në renditje gjatë sezonit të rregullt. Partizani fiton në Kukës dhe ngjitet në vendin e dytë në renditje. Vllaznia barazon pa gola në “Air Albania” përballë Tiranës dhe zbret në vendin e tretë.

Shumë interesante është lufta për biletën e fundit në “Final 4”. Pasi Skënderbeu (48 pikë), Tirana, Teuta dhe Dinamo (të treja nga 47 pikë) janë në garë për vendin e 4-t në renditje. Java e fundit e kampionatit premton spektakël.

Superiore-Java e 35-të

Dinamo-Egnatia                 0-1

Erzeni-Teuta                      0-3

Tirana-Vllaznia                   0-0

Kukësi-Partizani                 0-1

Skënderbeu-Laçi              1-1