Ka nisur merkato e janarit dhe skuadrat e Abissnet Superiores janë duke përforcuar organikën me elementë cilësorë për pjesën e dytë të sezonit. Deri më tani është Egnatia skuadra më aktive në merkato, pasi rrogozhinasit kanë afruar në skuadër disa lojtarë të njohur, që pritet të shtojnë konkurrencën në ekipin e drejtuar nga Tetova.
Afrime me pikatore për skuadrat e tjera, që akoma nuk kanë gjetur përforcimet që kërkojnë në këto ditë të para të janarit. Më poshtë janë të gjitha transferimet zyrtare në 10 klubet e Abissnet Superiores deri në këto momente:
Dinamo
Afrime: Floart Jonuzi
Largime: Nuk ka
Partizani
Afrime: Dzmitri Padstrelau
Largime: Andi Hadroj, Tedi Cara, Arinaldo Rrapaj
Vllaznia
Afrime: Alfred Mensah, Serjan Repaj
Largime: Edlin Randy Essang Matouti
Egnatia
Afrime: Leo Melo, Mario Dajsinani, Fernando
Largime: Frederic Veseli, Alessandro Ahmetaj
Elbasani
Afrime: Abbas Ibrahim, Sigitas Olberkis
Largime: Rei Zaimi, Bruno Telushi, Bedri Greca, Leo Melo
Teuta
Afrime: David Gjinollari, Mario Beshiraj
Largime: Ergys Peposhi
Laçi
Afrime: Alban Shabani
Largime: Enriko Papa, Mario Dajsinani
Tirana
Afrime: Emmanuel Ernest
Largime: Fjoart Jonuzi, Arhan Isuf
Bylis
Afrime: Nuk ka
Largime: Gabriel Recife, Wendel Nery Da Conceicao, Felipe Souza, Partik Treni
Skënderbeu:
Afrime: Paulo Estrela
Largime: Erolind Krasniqi