E bukur dhe e luftuar ka qenë përballja Egnatia-Bylis, që çeli javën e 23-të të kampionatit Abissnet Superiore në RTSH. Festojnë vendasit që mposhtin 2-1 mallakastriotët dhe konsolidojnë pozitat në krye të renditjes, tashmë në kuotën e 42 pikëve.
Ndeshja nis me ritëm dhe janë vendasit ata që sulmojnë në kërkim të golit të avantazhit. Egnatia dominon lojën, por edhe Bylisi shfaqet rrezikshëm në ato raste që i krijohen. Ndonëse të dyja skuadrat flirojnë të disa raste me golin pjesa e parë mbyllet në barazim 0-0.
Egnatia nis vrullshëm pjesën e dytë dhe arrin të zhbllokojë sfidën me Lushkjën. Pak minuta më vonë rrogozhinasit dyfishojnë shifrat me Ndrecën. Bylisi mundohet të reagojë dhe ngushton rezultatin me Malomën.
Pavarësisht përpjekjeve në minutat e mbetura, rezultati i sfidës nuk ndryshon. Egnatia merr fitoren e radhës dhe ngjitet ën kuotën e 42 pikëve në krye të renditjes, ndërsa Bylisi pëson një tjetër humbje në kampionat dhe mbetet në kuotën e 24 pikëve.