RTSH Sport Live

Egnatia në “Loro Boriçi” ndaj Vikingur, Partizani pret Iberia-n në “Elbasan Arena”

  • 25/07/2024
  • |
  • Futboll Vendi
Egnatia në “Loro Boriçi” ndaj Vikingur, Partizani pret Iberia-n në “Elbasan Arena”
Egnatia dhe Partizani do të luajnë më datë 1 gusht ndeshjet e kthimit të vlefshme për raundin e dytë të Conference League

Egnatia dhe Partizani do të luajnë më datë 1 gusht ndeshjet e kthimit të vlefshme për raundin e dytë të UEFA Conference League, aty ku do të vendoset gjithçka përsa i përket kualifikimit në raundin e tretë të këtij kompeticioni.

Departamenti i Komunikimit në Federatën Shqiptare të Futbollit bën me dije se Egnatia ndeshjen ndaj islandezëve të Vikingur Reykjavik do ta luajë në Shkodër në stadiumin “Loro Boriçi”. UEFA ka vendosur që sfida të zhvillohet në ora 20:00.

Ndërsa Partizani ndeshjen ndaj Iberia 1999 do ta luajë në stadiumin “Elbasan Arena”, në ora 20:00.