Egnatia nuk di të ndalet. Në kuadër të javës së 24-ët të “Abissnet Superiore”, skuadra rrogozhinase ka triumfuar me rezultatin 2-1 në transfertë përballë Elbasanit, një ndeshje që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH Sport.
Në “Elbasan Arena” sfida u zhbllokua në minutën e 32-të në favor të rrogozhinasve me një gol të realizuar nga Lushkja. Rastet nuk munguan në vazhdim, por vetëm në limitet e sfidës mbërritën dhe dy gola të tjerë.
Fillimisht ishte Egnatia që dyfishoi shifrat me anë të Leo Melos në minutën e 91-të, ndërsa goli i ngushëllimit për Elbasanin u shënua nga Tsague në minutën e 93-të.
Rrogozhinasit ngjiten në kuotën e 45 pikëve në vend të parë, Elbasani në vend të pestë me 29 pikë.