Egnatia synon të fitojë Superkupën e Shqipërisë. Përballë Kukësit, të enjten, rrogozhinasit e drejtuar nga trajneri Edlir Tetova duan të sigurojnë trofeun e parë të këtij sezoni.
Egnatia ka mbyllur përgatitjet për finalen e Superkupës së Shqipërisë, ndeshje kjo e cila do të luhet të enjten në Arena Kombëtare. Trajneri i rrogozhinasve siguron se atmosfera në skuadër është e mirë dhe pranon se nuk e nënvlerësojnë Kukësin, pavarësisht se kundërshtari luan në Kategorinë e Parë.
"Atmosfera në skuadër është e mirë. Sapo mbyllëm dy fazat e para të kampionati, e tani jemi të fokusuar te sfida me Kukësin. Përtej asaj çka i ka ndodhur kundërshtarit, kjo është një finale. Jo rastësisht Kukësi është këtu, ndaj edhe impenjimi ynë është i madh. Luajmë për trofeun dhe nuk do të ketë asnjë tolerim".
Sa i kënaqur është tetova me skuadrën e tij për vitin 2024.
"Kemi fituar dy trofe, por mendojmë edhe për të tretin brenda këtij viti. Kjo është një gjë e madhe për klubin dhe lotjarët. Jemi në rrugën e duhur, por jo në 100% e asaj që kam unë në kokë. Ekipi gjithmonë ka nevojë për freski, duhet frymë e re, por lojtarët që kanë ardhur nuk kanë dhënë 100% të saj që kërkon Tetova".
Për vitin 2025 Tetova kërkon vazhdimësinë e ekipit si dhe futbollistët e tij të arrijnë të përmirësohen në finalizimin e aksioneve.
"Më intereson vazhmimësia. Eshtë e rëndësishme për mua si trajner që ekipi të prodhojë, të eliminohet ngërçi para portës. Shpresojmë që të bëjmë më mirë vitin tjetër".
Finalja e Superkupës së Shqipërisë, Egnatia-Kukësi, luhet të enjten në orën 19.00, në “Arena Kombëtare”.