RTSH Sport Live

Eintracht-Bayern, për të nisur sezonin e ri

  • 05/08/2022
  • |
  • Gjermani
Eintracht-Bayern, për të nisur sezonin e ri
Kampionët e Gjermanisë do të udhëtojnë në fushën e Eintracht, sfidë që hap sezxonin e ri të Bundesligës

Kampion në 10 edicionet e fundit të Bundesligës, Bayern nis sulmin për titullin e 11-të  radhazi në historinë e tyre. Kampionët e Gjermanisë e nisin rrugëtimin e tyre me sfidën ndaj Eintracht Frankfurt, sonte në mbrëmje, ora 20:30, edicioni 2022/2023 i Bundesligës.

Ndeshja inauguruese e vitit, pra, sheh si protagoniste skuadrën që fitoi Europa Leaguen e fundit, duke fituar kështu të drejtën për të luajtur Superkupën e Europës më 10 gusht kundër Real Madridit.

Skuadra e drejtuar nga Julian Nagelsmann tashmë e ka nisur sezonin për sa i përket ndeshjeve zyrtare duke fituar Superkupën e Gjermanisë, 5-3 ndaj Leipzig. Menjëherë protagonist dhe me gol Sadio Mané, i cili do të ketë mbi supe trashëgiminë e lënë nga Leëandoëski.

Por kujdes nga Eintracht, i cili bëri shumë punë në merkato gjatë verës, duke rikthyer ndër të tjera Mario Götzen në Gjermani.

EINTRACHT-BAYERN

EINTRACHT (3-4-2-1): Trapp; Touré, Tuta, Ndicka; Knauff, Rode, Soë, Kostic; Lindstrøm, Kamada; Borré. Trajner: Glasner

BAYERN (4-2-2-2): Neuer; Pavard, Upamecano, Hernandez, Davies; Sabitzer, Kimmich; Müller, Musiala; Gnabry, Mané. Trajner: Nagelsmann