Braktis ngjyrat bardhezi të Beshiktashit për të mbrojtur ato bardheblu të Tiranës. Do të jetë Natasha Shirazi futbollistja më e re e klubit të Tiranës për femra.
Burime pranë ekipit bardheblu kanë konfirmuar vetëm pak çaste më parë për RTSH Sport goditjen në merkato. Mësohet se në orët e vona të ditës të sotme ekipi bardheblu do të zyrtarizojë futbollisten nga Uganda.
Shirazi, e cila do të jetë menjëherë nën urdhërat e Alpin Gallos, preferon të aktivizohet si sulmuese krahu. 27-vjeçarja ka një “CV” të pasur pasi më parë ka qenë e klubeve si BSF, B.93, Nordsjaelland në Danimarkë, Rajo Vajekano dhe La Solana në Spanjë, Makabi Kishronot Hadera në Izrael dhe Beshiktash në Turqi.