RTSH Sport Live

Elbasani, fitore dhe festë

  • 09/05/2024
  • |
  • Futboll Vendi
Elbasani, fitore dhe festë
Verdhezinjtë kanë mposhtur 3-2 Bylisin në javën e fundit e më pas festuan titullin kampion në Kategorinë e Parë

Elbasani e ka mbyllur sezonin e rregullt në Kategorinë e Parë me një fitore 3-2 përballë Bylisit, në një ndeshje të cilën skuadra ballshiote, skuadër pritëse në këtë sfidë, pranoi ta luante në “Elbasan Arena” për të respektuar kampionët.

Në një stadium të mbushur, skuadrat nuk zhgënjyen me paraqitjen e tyre, me Elbasanin që kaloi në avantazh me anë të Grecës në minutën e 28-të. Megjithatë, ballshiotët nuk vonuan të ndryshonin situatën duke përmbysur rezultatin me Perlata 31’ dhe Xheferson 42’.

Në pjesën e dytë, Elbasani arriti të sigurojë fitoren me golat e Gavajt 84’ dhe Hoxhajt 94’. Duke mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme këtë sezon, në vendin e parë në kuotën e 79 pikëve, ndërsa Bylisi në vendin e dytë me 71 pikë.

Me përfundimin e ndeshjes nisi dhe festa në “Elbasan Arena”, me ceremoninë e trofeut dhe tifozët e shumtë, ndërkohë që presidenti i FSHF-së, Armand Duka dorëzoi trofeun e titullit kampion të Kategorisë së Parë.