Elbasani vazhdon që të përforcojë organikën me elementë cilësorë gjatë merkatos së janarit. Pas blerjes së mbrojtësit lituanez Sigitas Olberkis, klubi verdheblu zyrtarizon edhe afrimin e mesfushorit nigerian Ibrahim Abass.
27-vjeçari së fundmi ka qenë i aktivizuar në Azerbajxhan me skuadrën e Zirës, ndërsa më herët ka luajtur edhe në Portugali me Paços Ferreira dhe Arouca.