RTSH Sport Live

Elbasani përmbys Korabin dhe marshon drejt kreut

  • 19/01/2024
  • |
  • Futboll Vendi
Elbasani përmbys Korabin dhe marshon drejt kreut
Është luajtur ndeshja e parë e javës së 17-të në Kategorinë e Parë

Elbasani ka arritur të fitojë me përmbysje, 2-1 përballë Korabit në ndeshjen hapëse të javës së 17-të të Kategorisë së Parë. Një sfidë që nisi më mirë për dibranët, të cilët arritën të gjejnë rrugën e rrjetës në minutën e 30-të me anë të Kasallës.

Megjithatë, të besuarit e trajnerit Nevli Dede arritën të gjejnë golin e barazimit në minutën e 41-të me një penallti të ekzekutuar saktë nga Karakaçi, 1-1, që është dhe rezultati i pjesës së parë. Në pjesën e dytë Elbasani arriti të përmbysi gjithçka duke shënuar golin e fitores në minutën e 54-ët me anë të Bledar Lilës, 2-1.

Situata u bë akoma më e vështirë për Korabin ndërsa në në minutën e 81-të Marku u ndëshkua me karton të kuq. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund dhe Elbasani i gëzohet fitores që e ngjit në kuotën e 39 pikëve, aq sa Bylisi i vendit të parë por me një ndeshje më pak. Korabi mbetet në kuotën e 23 pikëve në vendin e 6-të.  

REZULTATET

RENDITJA