RTSH Sport Live

Elite Youth Development Academy rikthehet në aksion, miqësore me Dyrrah City Football Academy

  • 12/01/2025
  • |
  • Futboll Vendi
Elite Youth Development Academy rikthehet në aksion, miqësore me Dyrrah City Football Academy
Projekti “Elite Youth Academy” ka nisur në shtator të vitin 2024

Pas pushimeve të festave të fundvitit, grupi i djemve të Elite Youth Development Academy i janë rikthyer programit të zakonshëm të trajnimit në “Shtëpinë e Futbollit”.

37 futbollistët e rinj zhvilluan seancën e radhës stërvitore nën kujdesin e stafit teknik, ndërkohë që paralelisht vazhdojnë studimet në shkollë dhe jetesën e përbashkët në hotel.

Grupmosha U14 zhvilloi një ndeshje miqësore me ekipin e Dyrrah City Football Academy, e cila shërbeu për të testuar formën fizike të ekipit pas pushimeve.

Projekti “Elite Youth Academy” ka nisur në shtator të vitin 2024 dhe do të vijojë me përgatitjet e brezit të ardhshëm të futbollistëve shqiptarë që mund të jenë pjesë e ekipeve Kombëtare.