RTSH Sport Live

Emanuel Egbo largohet nga bardheblutë

  • 02/06/2024
  • |
  • Kosova
Emanuel Egbo largohet nga bardheblutë
Klubi prishtinas ka njoftuar përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin

Emanuel Egbo largohet nga Prishtina. Klubi bardheblu, me një njoftim në rrjetet sociale, ka bërë të ditur përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin që e mori drejtimin e skuadrës në muajin tetor. Egbo udhëhoqi skuadrën prishtinase deri në finalen e Kupës së Kosovës, por pa arritur të triumfojë.

Njoftimi i klubit:

Falënderojmë për punën e deritanishme të kryetrajnerit, Emannuel Egbo dhe trajnerit, Eldiano Topi me të cilët ka përfunduar afati kohor i marrëveshjes dhe FC Prishtina, futbollistët dhe i tërë stafi u dëshiron sukses në vazhdim të karrierër

Kryetrajneri Egbo, ka udhëhequr ekipin nga fundi i muajit tetor dhe ka regjistruar 33 ndeshje zyrtare (14 fitore, 10 barazime dhe 9 humbje, 41:25)  duke u renditur të 5-të në klasifikim dhe duke arritur deri në finale të Kupës.