Në tetë vite Bajerni i Mynihut numëron vetëm dy humbje në fazën e grupeve të Champions League. Përveç faktit se nga humbja nuk përfiton pikë këto dy disfata kanë edhe një tjetër emërues të përbashkët.
Mbrëmjen e kaluar Aston Vila e Emeri arriti që të ndalonte rekordin e Bajernit duke i shkaktuar humbjen e parë pas plot tetë vitesh. Për herë të fundit Bajerni kishte humbur një ndeshje në fazën në grupe të Champions League në 2017-ën përballë PSG-së, e cila në atë periudhë drejtohej pikërisht nga Unai Emeri.