RTSH Sport Live

Emiljano Vila rikthehet te Teuta

  • 12/07/2024
  • |
  • Abissnet Superiore
Emiljano Vila rikthehet te Teuta
Mesfushori rikthehet në shtëpi pas eksperiencës së fundit me Partizanit

Emiljano Vila është përforcimi i radhës për Teutën, i treti, pas Antonio Markut dhe Ardit Peposhit. Mesfushori 36-vjeçar rikthehet nën urdhërat e trajnerit Edi Martini pas një sezoni larg skuadrës bregdetare. Në sezonin e kaluar ai u bashkua me Partizanin si një transferim i lirë, ndërsa tani bashkohet me skuadrën ku u rrit. Lajmi është bërë i ditur nga skuadra bregdetare me një postim në rrjetet sociale.

Njoftimi i klubit:

Mirësevjen Emiljano Vila!

Klubi i Futbollit Teuta njofton afrimin e tretë të merkatos së verës, duke rikthyer në shtëpi mesfushorin Emiljano Vila! Mesfushori 36-vjeçar do të jetë zyrtarisht futbollisti më i ri i Teutës, duke u rikthyer aty ku hodhi hapat e parë si futbollist. Klubi i uron mirëseardhje Vilës dhe sa më shumë suksese me fanellën blu!