RTSH Sport Live

Endrit Hoxha, pjesë e Federatës Europiane

  • 14/09/2021
  • |
  • Sporte të tjera
Endrit Hoxha, pjesë e Federatës Europiane
Presidenti i Federatës Shqiptare të Taekuondosë anëtar i Këshillit Drejtues të EFT

Endrit Hoxha, presidenti i Federatës Shqiptare të Taekuondosë World, tanimë do të jetë dhe anëtarë i Këshillit Drejtues të Federatës Europiane të Taekuondosë World. Asambleja e përgjithshme e Federatës Europiane të Taekuondosë është zhvilluar të hënën në Stamboll, ndërsa është konfirmuar në pozicionin e presidentit Sakis Pagalos, i cili ka bërë dhe emërimin e sekretarit të përgjithshëm, që është gjermani Antonio Barbarino.

E më tej akoma është zgjedhur dhe këshillit drejtues, atje ku mes 14 anëtarëve është dhe Endrit Hoxha. Për Shqipërinë dhe taekuondonë vendëse është e rëndësishme përfshirja e tre aktiviteteve në kalendarin e aktiviteteve të Federatës Europiane, të cilat do të zhvillohen në vendin tonë gjatë vitit 2022, ndërsa bëhet fjalë për Kampionatin Europian të Taekuondosë U-21, Kupa e Ambasadorit 2022 dhe Turneu Ndërkombëtar G1. Gjithsesi ajo që merr vlerë për taekuondonë shqiptar është pikërisht prania e presidentit Hoxha në organet drejtuese të Federatës Europiane.