RTSH Sport Live

Enea Jorgji “dhuron” një gol në Rrogozhinë, mungon një karton i kuq për Laçin

  • 31/10/2022
  • |
  • Abissnet Superiore
Enea Jorgji “dhuron” një gol në Rrogozhinë, mungon një karton i kuq për Laçin
Rastet e diskutueshme të javës së 10-të të Superiores në “Rubrika Sportive” në RTSH

Specialisti i gjykimit, Klajdi Kola në studion e emisionit “Rubrika Sportive” në RTSH, ka analizuar se çfarë ka ndodhur gjatë javës së 10-të të “Abissnet Superiore”, vendimet e gjyqtarëve.

 Egnatia-Partizani 3-0: “Në fillim është një pretendim i Partizanit për 11-metërsh, Da Silva me portierin, gjyqtari ka vepruar drejtë, nuk ka 11-metërsh. Edhe pretendimi i Egnatias, nuk është 11-metërsh.Është një moment kur ka ndërhyrë në dëm të lojtarit të Partizanit, mungon kartoni I verdhw, është ndërhyrje e dënueshme.  Momenti më i diskutueshëm është në momentin e akordimit të 11-metërshit. Malota, sipas VAR është në pozicion të rregullt, 11-metërshi është i saktë. Momenti i golit të dytë, ka dy herë faull për Partizanin, por Jorgji ka vazhduar lojën dhe Egnatia ka shënuar”.

Tirana-Kukësi 4-1: “Është dhënë një karton i kuq me VAR, fillimisht gjyqtari Andi Koçi ka dhënë të verdhë duke gabuar, pasi ndërhyrja është e rëndë, më pas e ka ndryshuar. Është dhënë dhe 11-metërshi, që është një vendim i saktë”.

Vllaznia-Erzeni 2-2: “Ka dy moment në këtë ndeshje. Është goli i parë i shkodranëve ku pretendohet për pozicion jashtë loje. VAR ka vendosur që goli është i rregullt. Më pas është 11-metërshi i Erzenit, gjyqtarja Emanuela Rusta e ka akorduar vetëm pas sinjalizimit të VAR”.

Teuta-Laçi 0-1: “Gjyqtari Xhaja ka gabuar me futbollistin Ziko të Laçit, i cili meritonte karton të kuq, por që është dhënë vetëm goditje dënimi”.

Kastrioti-Bylis 3-0: “Gjyqtari Lata nuk ka dhënë një 11-metërsh për Kastriotin, por që më pas është akorduar nga VAR”.