RTSH Sport Live

Ernest Gjoka nis punën me Shkupin: Janë pesë finale

  • 23/04/2024
  • |
  • Maqedonia e Veriut
Ernest Gjoka nis punën me Shkupin: Janë pesë finale
“Jam i kënaqur që kam ardhur në një skuadër siç është Shkupi, që është ndërtuar për të dalë kampion”

Ernest Gjoka ka marrë zyrtarisht detyrën e trajnerit te skuadra e Shkupit, për të nisur menjëherë nga puna. Trajneri i njohur, që në Maqedoninë e Veriut ka drejtuar Shkëndijën e Tetovës, duke u shpallur kampion në sezonin 2020/2021, ka një kontratë për pesë ndeshjet e mbetura të këtij sezoni si dhe gjithë sezonin e ardhshëm, me opsionin për të rinovuar dhe për një sezon tjetër.  

“Jam i kënaqur që kam ardhur në një skuadër siç është Shkupi, një skuadër që është ndërtuar për të dalë kampion, një skuadër elitare e futbollit të Maqedonisë. Sigurisht që jam i lumtur që jam bashkuar me ta, kështu që mendoj dhe shpresoj që së bashku këto pesë finale ti kthejmë në favorin tonë, pse jo të kërkojmë titullin kampion për atë që edhe është ndërtuar kjo skuadër”, ka thënë Gjoka.

Pas prezantimit zyrtar, Gjoka u takua me stafin e tij dhe futbollistët, duke filluar menjëherë seancat e para stërvitore për të filluar përgatitjet për sfidat e ardhshme.