RTSH Sport Live

Ernest Muçi drejt Premier Ligës, e kërkon Aston Villa

  • 01/04/2024
  • |
  • Futboll Bota
Ernest Muçi drejt Premier Ligës, e kërkon Aston Villa
Sipas mediave turke, skuadra angleze e ka ndjekur sulmuesin shqiptar që kur luante te Legia e Varshavës

Skuadra e Premier Ligës, Aston Villa është e interesuar për Ernest Muçin, të cilin Beşiktashi e siguroi nga Legia e Varshavës gjatë merkatos së janarit.

Sipas gazetës Sözcü, skuadra angleze, e cila e ka ndjekur futbollistin shqiptar që nga ndeshjet e grupeve që luajti ndaj Legias në UEFA Europa Conference League, është në fazën e vendimmarrjes për fundin e sezonit.

Muçi ka konkurruar ndaj Aston Villas teksa luante për skuadrën polake dhe ka shënuar gjithsej tre gola në dy ndeshje.