RTSH Sport Live

Ernest Muçi, vjen goli i 6-të në këtë sezon

  • 11 orë para
  • |
  • Futboll Bota
Ernest Muçi, vjen goli i 6-të në këtë sezon
Lojtari kuqezi shënoi në ndeshjen e Kupës, në fitoren 2-0 ndaj Kırklarelispor

Lojtari kuqezi i Beshiktashit, Ernest Muçi, e ka rritur numrin e golave ​​në të gjitha garat këtë sezon në 6 me golin e shënuar ndaj Kırklarelispor.

Në ndeshjen e javës së dytë të Grupit D të Kupës së Turqisë, Beshiktashi mposhti 2-0 Kırklarelispor në stadiumin Olimpik Atatürk. Anësori 23-vjeçar i bardhezinjve, Ernest Muçi, tundi rrjetën kundërshtare në minutën e 62-të të takimit dhe kaloi skuadrën e tij në avantazh 1-0. Muçi realizoi golin e parë në Kupën e Turqisë dhe e rriti numrin e golave ​​këtë sezon në 6.

Lojtari shqiptar, i cili shënoi kundër Antalyaspor, Galatasaray, Kasımpaşa dhe Rizespor në Superligë, tundi dhe rrjetën e Malmö në UEFA Europa League.