RTSH Sport Live

EURO 2020 tërhoqi pesë miliardë shikues

  • 02/09/2021
  • |
  • Futboll Bota
EURO 2020 tërhoqi pesë miliardë shikues
Vetëm finalja Itali-Angli është ndjekur nga 328 milionë njerëz

Euro 2020 ka patur një audiencë prej më shumë se pesë miliardë shikuesish, sipas shifrave të publikuara nga UEFA. Turneu evropian, i luajtur në njëmbëdhjetë qytete, përfshirë edhe Londrën, gjatë muajve qershor dhe korrik, tërhoqi mesatarisht 100 milionë shikues për secilën ndeshje – thanë të enjten, drejtuesit e organizmit më të lartë të futbollit evropian. Vetëm finalja Itali-Angli, e luajtur në Ëembley më 11 korrik, t]rhoqi një audiencë prej 328 milionë. Euro 2020 ka qenë ngjarja televizive më e shikuar në Mbretërinë e Bashkuar në 24 vjet dhe në Itali që nga 2012.

Drejtori i marketingut i UEFA-s, Guy-Laurent Epstein, përshëndeti audiencën totale, prej 5.23 miliardë shikuesish duke thënë: 'Shifrat e jashtëzakonshme të audiencës televizive tregojnë tërheqjen masive që pati EURO 2020, jo vetëm në Evropë, por në mbarë botën. Turneu ka një audiencë globale e cila vazhdon të rritet, veçanërisht në Amerikën e Veriut dhe Azi, ku baza e tifozëve pas Evropianit vazhdon të zgjerohet”.

Në përgjithësi, shifrat janë pak më të larta se turneu i mëparshëm i mbajtur në Francë në 2016, i cili tërhoqi pak më pak se pesë miliardë shikues në përgjithësi, megjithatë, UEFA inkurajohet nga rritja në tregjet globale. Ndikimi i turneut në mediat sociale ishte gjithashtu domethënës, me autoritetet dhe transmetuesit e futbollit që eksploruan mënyra për të përfshirë audiencën më të re.

Euro 2020 ishte Kampionati Evropian 'më i angazhuar' deri më tani, me 7.5 miliardë ndërveprime dhe pamje, nga të cilat dy miliardë u krijuan nga llogaritë zyrtare të UEFA -s.