RTSH Sport Live

Euro 2024, klubet më të përfaqësuara në turne

  • 11/06/2024
  • |
  • Futboll Bota
Euro 2024, klubet më të përfaqësuara në turne

Euro 2024 është në prag dhe të gjitha kombëtaret po përgatiten të bëjnë debutimin e tyre. Por cilat janë klubet më të përfaqësuara në turne? Ja një renditje e vogël:

Kreun e ndajnë Interi dhe Manchester City, që kanë çuar në Gjermani nga 13 lojtarë secila. Barcelona, Real Madrid dhe PSG qëndrojnë në shkallën e dytë të podiumit me nga 12 lojtarë.

Bayerni i Mynihut dhe Leipzig përfaqësohen në Euro 2024 me nga 11 lojtarë, ndërsa Arsenal dhe Leverkusen vijnë më pas me nga 10 lojtarë. Juventus, Roma, Liverpul dhe Slavia e Pragës përfaqësohen në këtë Evropian me nga 9 lojtarë.