RTSH Sport Live

Euro 2024, Kosova i jep fund përgatitjeve për Izraelin

  • 23/03/2023
  • |
  • Kosova
Euro 2024, Kosova i jep fund përgatitjeve për Izraelin
Para nisjes për në Tel Aviv, lojtarët takohen me tifozët

Përfaqësuesja e Kosovës i ka dhënë fund përgatitjeve në prag të ndeshjes ndaj Izraelit, përballje që do të luhet ditën e shtune duke filluar nga ora 18:00 në Tel Aviv. Dardanët ndodhen në Grupin I së bashku me Zvicrën,Rumaninë, Bjellorusinë dhe Andorrën. Objektivi është kualifikimi për në Euro 2024.

Fatmirësisht gjendja paraqitet e mirë. Tekniku Alain Giresse ka të gjithë lojtarët në dispozicion, çka do ti japë teknikut francez më tepër mundësi zgjedhjeje. Para nisjes për në Izrael, futbollistët e përfaqëseuses së Kosovës vizituan Fan Club-in e tifo-grupit Dardanët, këta të fundit pritën lojtarët me mjete piroteknike dhe këngë për të inkuruajuar lojtarët në prag të kualifikueseve.

Federata e Izraelit ka njoftuar se tashmë janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen kundër Kosovës. Takimi do të luhet në  “Bloomfield Stadium”, impiant që ka një kapacitet prej 29.400 vendesh.