RTSH Sport Live

Euro 2024, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme pranë tifozëve kuqezi në Gjermani

  • 11/06/2024
  • |
  • Futboll Vendi
Euro 2024, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme pranë tifozëve kuqezi në Gjermani

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton të gjithë shtetasit shqiptarë se gjatë mbajtjes së Kampionatit Evropian EURO 2024 dhe pjesëmarrjes së ekipit kombëtar shqiptar në këtë kompeticion, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Republikën Federale të Gjermanisë do të ofrojë shërbime konsullore në qytetet ku do të zhvillohen ndeshjet, në datat si më poshtë:

📍 Në Dortmund - më 14-15-16 qershor 2024, në adresën: Märkische Straße 120 (Seminar Gebaüde), 44141 Dortmund (Dhoma e Tregtisë e Dortmundit - IHK)

📍 Në Hamburg - më 18-19-20 qershor 2024, në adresën: Rothenbaumchaussee 133, 20149 Hamburg (Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Hamburg)

📍Në Dyseldorf - më 23-24-25 qershor 2024, në adresën: Bilker Str. 29, 40213 Düsseldorf (Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Dyseldorf)

✅ Ky projekt ka si qëllim mbështetjen e shtetasve shqiptarë, të cilët mund të përballen me mungesën e dokumenteve të udhëtimit.

📌 Shërbimet që do të ofrohen janë:

🔹Leje kalimi

🔹Vetëdeklarim për humbje dokumenti

🔹Në rast emergjencash shtetasit e interesuar janë të lutur të kontaktojnë në adresën e

📧 e-mailit: albaniaeuro2024@mfa.gov.al 

dhe 📲 +49 1719259782

❗Gjithashtu, informacioni i kontaktit  mund të gjendet edhe në aplikacionin #EURO2024 në rubrikën Event Companion / Host City / Stay and explore (qytetin ku jeni) / Embassy Contacts.