RTSH Sport Live

Euro 2024: Shqipëria më e lira, Anglia më e shtrenjta

  • 18/11/2023
  • |
  • Kombëtarja
Euro 2024: Shqipëria më e lira, Anglia më e shtrenjta
Vlera e skuadrave të kualifikuara deri më tani: Formacioni i Silvinjos është më pak i shtrenjti nga të gjithë (deri tani) ndërsa në krye të listës është Anglia e Southgate

Një ndër skuadrat e kualifikuara së fundmi  për Euro 2024 është edhe Shqipëria, por sa vlejnë në merkato skuadrat që kanë siguruar deri më tani një biletë për Europianin e Gjermanisë? Skuadra e Sylvinhos është më pak e shtrenjta nga të gjithë (deri tani) ndërsa në krye të listës është Anglia e Southgate e cila është e vetmja së bashku me Francën që ka kaluar një miliard.

Këtu është renditja (të dhënat sipas Transfermarkt):

13) SHQIPËRIA – Vlera: 81.7 milionë euro

Lojtari më i shtrenjtë - Kristjan Asslani: 12 milionë

12) HUNGARIA - Vlera: 147.4 milionë euro

Lojtari më i shtrenjtë - Dominik Szoboszlai: 70 milionë

11) SLLOVAKIA - Vlera: 167.3 milionë euro

Lojtari më i shtrenjtë - Milan Skriniar: 50 milionë

10) SKOCI - Vlera: 184.4 milionë euro

Lojtari më i shtrenjtë - Andreë Robertson: 40 milioni

9) TURQIA - VLERA: 187.1 milionë euro

Lojtari më i shtrenjtë - Hakan Calhanoglu: 40 milionë

8) AUSTRIA - Vlera: 281.7 milionë euro

Lojtari më i shtrenjtë - David Alaba: 40 milionë

7) DANIMARKA - Vlera: 340.1 milionë euro

Lojtari më i shtrenjtë – Rasmus Hojlund: 65 milionë

6) BELGJIKA - Vlera: 448.8 milionë euro

Lojtari më i shtrenjtë - Jeremy Doku: 60 milionë

5) GJERMANIA - Vlera: 665 milionë euro

Lojtari më i shtrenjtë - Jamal Musiala: 110 milioni

4) SPANJA - Vlera: 814 milionë euro

Lojtari më i shtrenjtë - Rodri e Pedri: 100 milionë

3) PORTUGALIA - Vlera: 921.5 milionë euro

Lojtari më i shtrenjtë - Rafael Leao: 90 milionë

2) FRANCA - Vlera: 1.1 miliardë euro

Lojtari më i shtrenjtë - Kylian Mbappé: 180 milionë

1) ANGLIA - Vlera: 1.3 miliardë euro

Lojtari më i shtrenjtë - Jude Bellingham: 150 milionë