RTSH Sport Live

Euro 2025, ja kalendari i Kombëtares U21

  • 05/02/2023
  • |
  • Kombëtarja
Euro 2025, ja kalendari i Kombëtares U21
Kuqezinjtë do e nisin më 8 shtator 2023 në transfertë ndaj Armenisë dhe do ta mbyllin po ndaj Armenisë më 15 tetor 2024

Përfaqësuesja kuqezi e 21-vjeçarëve ka njohur kundërshtarët për për kualifikueset e Kampionatit Europian 2025. Shorti i hedhur në Nion i vendosi kuqezinjtë në Grupin E së bashku me Rumaninë, Zvicrën, Finlandën, Malin e Zi dhe Armeninë. Ndërkohë, sot është detajuar dhe kalendari i ndeshjeve. Gjithçka nis më datë 8 shtator 2023 në transfertë ndaj Armenisë dhe do ta mbyllë po ndaj Armenisë, në 15 tetor 2024, brenda në shtëpi.

Në muajin mars dhe qershor brenda datave zyrtare kuqezinjë e vegjël do të luajnë katër ndeshje miqësore për tu përgatitur në mënyrën më të mirë për një fushatë kualifikuese ku do të kërkohet kualifikimi, ashtu siҫ ka deklaruar edhe trajneri Bushi një ditë më parë në konferencën për shtyp të mbajtur në shtëpinë e futbollit. Në shtator 21 vjeҫarët do të luajnë dy ndeshje, më 8 shtator në Yerevan përballë Armenisë për tu kthyer në shtëpi 4 ditë më vonë ku do të presin Rumaninë. Një muaj më pas, më 13 tetor, skuadra e Bushit do të udhëtoj në Finlandë për tu rikthyer në shtëpi ndaj Malit të Zi më datë 17 tetor. Viti 2023 do të mbyllet me dy ndeshje në muajin nëntor, dy transferta të forta ndaj Rumanisë dhe Malit të Zi më 17 dhe 21 nëntor.

Viti 2024 do të fillojë me marsin, ku kuqezinjtë kanë dy ndeshje në shtëpi, ndaj Finlandës më 22 dhe Zvicrës me 26. Dy ndeshjet e fundit të kësaj fushate kualifikuese do të jetë ato ndaj Zvicrës në transfertë e parashikuar për tu luajtur më 6 shtator dhe Armenisë më 15 tetor.

KALENDARI

08/09/2023 – Armeni – Shqipëri

12/09/2023 – Shqipëri – Rumani

13/10/2023 – Finland – Shqipëri

17/10/2023 – Shqipëri – Mali Zi

17/11/2023 – Rumani – Shqipëri

21/11/2023 – Mali Zi – Shqipëri

22/03/2024 – Shqipëri – Finald

26/03/2024 – Shqipëri – Zvicër

06/09/2024 – Zvicër – Shqipëri

15/10/2024 – Shqipëri – Armeni