RTSH Sport Live

EURO “Zvicër 2025”, Shqipëria njeh të premten kundërshtarin

  • 18/07/2024
  • |
  • Kombëtarja
EURO “Zvicër 2025”, Shqipëria njeh të premten kundërshtarin
Në shortin që do të hidhet në Nyon të Zvicrës, vajzat kuqezi do të përballen me një nga katër skuadrat e vendit të tretë ose të katërt të çdo grupi në Ligën A

Shqipëria do të njohë të premten kundërshtaren në raundin e parë të play-off-it e vlefshme për Kampionatin Europian për vajza “Zvicër 2025”. Në shortin që do të hidhet nesër në ora 13:00 në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës, Shqipëria e vajzave do të përballet me një nga katër skuadrat e vendit të tretë ose të katërt të çdo grupi në Ligën A, që janë: Suedia, Norvegjia, Austria, Belgjika, Finlanda, Çekia, Irlanda dhe Polonia.

Ndeshjet do të luhen me sistem vajtje – ardhje në periudhën 23-29 tetor 2024.

Vajzat kuqezi avancuan në raundin e parë të play-off-it pas suksesit të meritur në ndeshjet kualifikuese, ku Shqipëria dominoi në grupin C5. Vajzat kuqezi arritën tre fitore dhe regjistruan vetëm një humbje, duke e mbyllur në vendin e parë në grupin C5 me 9 pikë në total.  Falë këtij suksesi Kombëtarja e vajzave siguroi edhe ngjitjen për në Ligën B në edicionin e radhës të UEFA Nations League.