RTSH Sport Live

Euroliga: Milano fiton ndeshjen e prapambetur me Albën

  • 02/12/2020
  • |
  • Basketboll
Euroliga: Milano fiton ndeshjen e prapambetur me Albën

Nis mirë dhjetori për Olimpia Milanon. Skuadra e Mesinës, e cila pritet të luajë 12 ndeshje në 30 ditë, fiton me Albën e Berlinit 75-55 në Euroligë, një ndeshje e prapambetuë për shkak të rasteve në skuadër me Covid. Momenti më deciziv i ndeshjes ishte avantazhi 16-0 mes periodës së parë dhe të dytë për t’i dhënë shkëputjen, e cila më tej u administrua deri në fund. Milano tani është me 6 fitore dhe 3 humbje në Euroligë por lajm i mirë për italianët është rikuperimi i disa lojtarëve si datome që kthehet nga dëmtimi dhe moreti që i bashkohet skuadrës pas ndeshjeve me kombëtaren. Gjatë ndeshjes Milano arrin deri në 27 pikë avantazh në këtë mënyrë Mesina aktivizon 11 lojtarë gjithsej, përveç Moraskinit, me qëllimin që ta ketë grupin e freskët për ndeshjen e ardhshme po në Euroligë ndaj Panathinaikos. Më i dalluari për Milanon është Punter me 14 pikë, ndërsa Alba me këtë disfatë arrin në 3 fitore dhe 7 humbje. Lion arriti të fitojë sërish, pas suksesit shokues ndaj Barcelonës , mund edhe Panathinaikos 97-73 në ndeshjen e prapambetur, që i takon javës së tretë. Lion pati një performancë të shkëlqyer në gjuajtet për tri pikë me 70,8% saktësi gjatë këtij takimi, diçka e rrallë për këtë nivel. Për Lionin, që tani ka 3 fitore dhe 6 humbje,  David Lightly u dallua me 19 pikë, ndërsa Norris Cole dhe William Howard shënuan nga 4 trepiksha secili dhe e mbyllën me 16 pikë secili. Panathinaikos tani ka 3 fitore dhe 7 humbje , për të gjelbrit u dallua Papajanis me 14 pikë, Mitoglu me 12 dhe Nedovic me 10 pikë.