Olimpiakosi ka fituar me Real Madrid 86-96 në kryqytetin spanjoll pas një beteje të madhe dhe një loje të bukur nga Evan Fornier, i cili e mbylli me 28 pikë duke përfshirë 5 trepikësha. Ndeshja nisi me një avantazh të lehtë të madrilenëve deri në 6 pikë që më pas pak nga pak u venit. Olimpiakosi sapo mori avantazhin në mesin e periodës së parë nuk e humbi më.
Ishte i saktë si në gjuajtjet në zonë ashtu dhe jashtë saj. Madje mund të cilësohet si arma më e fortë në këtë sfidë trepikëshi pasi Olimpiakosi e mbylli me 16 trepikësha nga 30 tentativa dhe 53 % saktësi.
Në periodën e dytë skuadra greke prek për herë të parë avantazhin me dy shifra dhe shënon jo pak por 47 pikë. Reali është i pasaktë në gjuajtje me gabime në pasim, shkakton shumë faulle dhe kjo nxit një nervozizëm ku do të jepeshin 2 faulle teknikë.
Në periodën e tretë Olimpiakosi e kalon deri në 15 pikë avantazhin dhe sapo nis e katërta arrijnë në 20 pikë plus me trepikëshat e Fornier e Vildozes. Pikërisht në momentin më të mirë të grekëve zgjohet Reali dhe e ul diferencën deri në 8 pikë. Nuk mundet të shënojë më tepër dhe këtu sërish madrilenët nervozohen aq sa trajneri Chus Mateo del me teknikë përjashtimi.
Mbyllet me fitoren e madhe të Olimpiakosit në Madrid, që ruan vendin e parë në renditje me 3 fitore më tepër nga vendi i dytë që është Fenerbahce, ndërsa Reali me këtë humbje zbret në vend të 9-të.